AKTUALITET, 27 Dhjetor 2022, 17:38

"Më ka humbur gruaja" / 32-vjeçari denoncon në polici: Iku nga shtëpia e prindërve

"Më ka humbur gruaja" / 32-vjeçari denoncon në

Një 22-vjeçare nga Vora ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj dhe familjarët.

Kallëzimin në Polici e ka bërë bashkëshorti i saj, ku thotë se gruaja është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Ai ka kërkuar ndihmën e bluve për gjetjen e saj.

"Më datë 26.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më" thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Policia njofton se po punohet për gjetjen e saj.