AKTUALITET, 4 Prill 2022, 11:54

Berisha uron mikun e Putinit, Orban, për fitoren e katërt: Kjo është spektakolare!

Berisha uron mikun e Putinit, Orban, për fitoren e katërt: Kjo

Sali Berisha ka reaguar i entuziazmuar pas fitores së mandatit të katërt nga Viktor Orban në Hungari.

Orban njihet si mik i Putinit dhe një lider problematik për Bashkimin Europian, për shkak të tendencave autoritare.

Megjithatë ai ka të përbashkët me Berishën, urrejtjen për George Soros. Kjo ndoshta shpjegon edhe “dashurinë” e doktorit për të.

Postimi i Berishës:

Fitore e shkëlqyer e kryeministrit Viktor Orban!

Miq, dje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Hungari, kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij Fidesz arritën një fitore spektakolare.

Ata morën 53.1% të votave kundrejt koalicionit të majtë dhe ekstrem të djathtë, të cilët morën 35% të votave.

Me këtë fitore të shkëlqyer dhe historike, Viktor Orban merr mandatin e katërt radhazi si kryeministër i Hungarisë, shpërblim ky i suksesit të madh të reformave  të tij të gjithanshme.

Shqipëria dhe Partia Demokratike kanë te kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij miqtë më të mirë të këtyre 30 viteve ndaj dhe ju ftoj të dashur miq t’i përcjellim Kryeministrit Orban dhe partisë së tij simotër e PDSH, urimet më të përzemërta për këtë fitore historike për Hungarinë.