AKTUALITET, 4 Prill 2022, 12:38

Yuri Kim mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, takim me Lindita Nikollën

Yuri Kim mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, takim me Lindita

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur sot në orën 12:30 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Diplomatja amerikane ka nisur një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla këtë të hënë.

Takimi vjen në një moment që palët pritet të nisin negociatat për emrin e Presidentit të ri të vendit. Nuk ka informacion për çfarë temash do të diskutohet në këtë takim.

Pritet që në përfundim të takimit, diplomatja amerikane të ketë një prononcim për mediat.