AKTUALITET, 20 Prill 2023, 15:02

Në kërkim për mashtrim, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë. Çfarë thotë policia

Në kërkim për mashtrim, arrestohet 44-vjeçari në

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.S., banues në Vlorë.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, me mbështetjen e inteligjencës informative, kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. S., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Kavajë.”, thuhet në njoftimin e policisë.