TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat në qytetin e Kavajës ku ka folur në lidhje me zgjedhje e 14 majit, politika në vend është në vështirësi.
Alibeaj tha se PD duhet t’i japë një alternativë të re qytetarëve të cilët besojnë se vota e tyre vlen, pasi ka shumë persona të cilët nuk shkojnë më në kutinë e votimit.
Sakaq shtoi se PD nuk ka ndryshuar dhe është e njëjta pavarësisht se të gjithë demokratët u shpërndanë dhe u ndanë në dy grupe, pasi krijimit të Grupit të Rithemelimit dhe ’luftës’ për kryetarin.
“Koha e regjimit të Edi Rames ka marrë fund. E mban në jetë Sali Berisha”, thaksoi ai.
“Politika është me vështirësi, kemi qenë në qeverisje, kemi qenë në opozitë, por se kjo nuk duhet të na bëjë që të heqim dorë nga disa vlera që janë thelbësore. Nëse jeni te Partia Demokratike, jeni tek partia Demokratike.
Kemi qenë në 90. Kemi qenë në 97. Kemi qenë në 2005. Kemi qenë në 2013. Duhet të jemi edhe tani. Kjo është adn-ja jonë. Kjo është pasaporta jonë politike. Kjo është emri i babës dhe i nënës, te cilët nuk ndryshojnë. E pra në te gjithë demokratët, në këtë periudhë, një vit e gjysmë u vendosëm në një test, të gjithë.
Do të qëndrojmë ne tek Partia Demokratike apo do të ndryshonim identitetin tonë. Kaq e thjeshtë ishte. Një pjesë e madhe qëndruan këtu. Një pjesë tjetër ikën dhe nuk janë këtu. Përse? Vetëm për sjelljen e një personi. Ai që të gjithë ne demokratët e kemi konsideruar lider historik e bëmë president e 2 herë kryeministër, po për një hall te vetin personal. Jo shkaktuar nga ne, jo shkaktuar nga demokratët. Për një lidhje të drejtpërdrejtë me aleatin historik, të shqiptarëve po e po, por mbi të gjitha Partisë Demokratike, Shteteve të bashkuara të Amerikës.
Refuzuar trinomin Rama-Berisha-Meta. Dhe janë shumë. Janë shumë njerëz që vjen dita e zgjedhjeve nuk shkojnë tek kutia e votimit. Nuk shkojnë sepse si të votosh njërin, merr peshqesh tjetrin pa asnjë dallim. Voto Ramën, ke Berishën dhe Metën.
E di pse? Sepse oligarkët janë po të njëjtit. Ata janë gjithmonë të fituar, se kanë lidhje me njërin, me tjetrin dhe me tjetrin.
Ndaj dhe shqiptarë sot nuk shkojnë të votojnë. Synimi ynë është pikërisht t’u drejtohemi këtyre njerëzve, kësaj pjese të shoqërisë. Shoqëri e cila e nxjerr bukën e gojës me djersë e me punë të ndershme. E që beson te ligji, e që beson tek shteti, e që shtohen përditë e më tepër. Duhet t’ua japim ne atë alternativë, duhet t’ua japim atë alternativë.
Jo ne qëndrojmë këtu tek Partia Demokratike dhe do ti shërbejmë asaj deri në fund. Ky do jetë pozicioni gjatë kësaj fushate. Unë ju falenderoj për gjithë qëndresën që keni bërë. Nuk është e pakët.
E di fare mirë që në lokalitete të vogla nuk mund të besh politikë të madhe. Njerëzit njihen me njëri tjetrin. Japin marrin me njëri tjetrin, por ajo që është e rëndësishme është kjo. Që edhe në situata të tilla, nesë ka një arsye që mblidhemi në këtë sallë është shërbimi i fortë i Partisë Demokratike deri në fund duke i qëndruar këtyre vlerave. Është shërbim historik, shërbim i madh që i bëjmë historisë.
Është vetem partia demokratike ajo që sot edhe pse e sulmuar nga të gjitha krahët, nesër është e vetmja shpresë, për rritjen dhe ku do të hidhet investimi i të gjithë atyrë që ia duan të mirën Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit.
Koha e regjimit të Edi Rames ka marrë fund. E mban në jetë Sali Berisha. E mban e di këtë punë. Prandaj për ne është e rëndësishme të jemi të qartë. I gjithe tranzicioni 32 vjeçar, trekëndëshi do duhet të shkojë bashkë me tranzicionin. Një epokë e re të hapet për shqiptarët”, tha ai.