AKTUALITET, 4 Tetor 2022, 09:17

Mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif”, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

Mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif”, shtyhet seanca në

Ditën e sotme është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative për mbylljen e kolegjit 'Mehmet Akif Ersoy'. Fondacioni “Gulistan” kërkoi që të ishte pjesë e seancës gjyqësore, mirëpo sot nuk u zhvillua dot.

Ndaj, u vendos që seanca e radhës të zhvillohet më 7 tetor në orën 09:00. 

Qeveria shqiptare mori vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të paguajë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor.

Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar. Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës