TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë Sander Kovaçi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që nëse nuk do të ketë vendimmarrje nga ana e qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre, në datën 17 tetor ata do të nisin një grevë duke bojkotuar nisjen e vitit të ri akademik.
“Duke pritur kryeministrin të bëjë ofertën e tij apo të realizojë kërkesën e ofertës sonë, më datë 17 e kemi vendosur nëse nuk do të kemi një përgjigje dinjitoze me vendimmarrje, me kryeministrin e të autorizuarit e tij, ne do vijojmë protestën e cila më 17 do të jetë në kuadrin e një, besoj do të na mirëkuptojnë studentët, nëse s’kemi përgjigje do e quajmë grevë si të doni ose bojkot të fillimit të vitit të ri akademik duke kërkuar mirëkuptimin e prindërve të studentëve tanë”, tha Kovaçi në mbyllje të protestës.
Kreu i Sindikatës i ka kthyer përgjigje kryeministrit se “rritja 7% nuk është rritje”.
“Kryeministri të heqë dorë nga disa investime strategjike e të përqendrohet në investimin ne paga se këto lekë prapë i kthehen atij me taksat e tatimet. Ne do të qëndrojmë do të vijojmë me ndjekjen e kërkesave tona. Nuk do të tërhiqemi e i themi kryeministrit nuk është kërcënim ky por është kërkesë.
Pra ne kemi protestë komplet paqësore dhe shembullore.
Ne do të vijojmë. Ofertat janë të pavlefshme ne kemi kërkuar 30% si kërkesë minimale këtë vit e 20% vitin tjetër”.