AKTUALITET, 5 Tetor 2022, 12:41

Mjeku Genc Stroni në protestë: Është bërë presion dhe shumë madje. Pedagogët marrin rrogë sa një person që lan makinat në lavazh

Mjeku Genc Stroni në protestë: Është bërë presion

Mjeku infeksionit Genc Stroni ka folur në protestën e organizuar nga pedagogët këtë të mërkurë dhe ka treguar se është bërë shumë presion për pedagogët që të mos dalin sot në tubim. 

Stroni: Ne po kërkojmë vetëm minimumin jetik, krahasojeni e bëni ndryshim se pedagoget arrijnë të kenë të njëjtën pagesë me një që lan makinat në lavazhin më të rëndomtë. Duhet të ngrihen të gjitha rrogat, si dhe pensionet.

Mos harroni që e vërteta është se është bërë presion dhe shumë madje, diku do të bëhet mbledhje e diku takim, por e vërteta është që të gjithë janë me zemër në këtë takim e të gjithë kanë atë përqasje që nga momenti që kanë firmosur atë peticion.