AKTUALITET, 7 Nëntor 2023, 14:19

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë zhvendoset në korridor! Naço-deputetëve të opozitës: Pajisuni me certifikatë sigurie që të hyni brenda

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë zhvendoset në korridor!

Deputetët e opozitës nuk kanë lejuar që të zhvillohen punimet normale të Komisionit të Sigurisë. Ata kanë bllokuar hyrjen e zyrës me karrige duke mos lejuar futjen e socialistëve.

Në këto kushte, të majtë dhe të djathtë janë grumbulluar në korridor, ku kanë diskutuar dhe debatuar për situatën e krijuar.

Në një kohë që një deputet socialist kërkon të futet brenda, demokrati Asllan Dogjani që ndodhet tek dera i thotë: “Ça buxheti o gjeneral…”.

Ndërkohë kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço i drejtohet deputetëve të opozitës “që të pajisjen me certifikatë sigurie që të futen”.

Pas disa minutave debate, Nasip Naço ka njoftuar që mbledhja do të kalojë online.