TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë të Lirisë, nxorri një video të kryeministrit Rama, mëse 5 vite më parë, për të treguar se ai është një mashtues banal që dje përbetohej se nuk do të merrte refugjatë, ndërsa sot deklaron se dhurimi i territoreve shqiptare për kampe refugjatësh lind si detyrim nga aspirata për t’u anëtarësuar në BE.
Reagimi i Blushit
Një mashtrues banal deri në neveri!
Është i njëjti Edi Rama, që me zë dhe figurë, deklaroi dje se dhurimi i territoreve shqiptare për kampe refugjatësh lind si detyrim nga aspirata për t’u anëtarësuar në BE, por që më 27 qershor 2018, në intervistën për gazetën gjermane “Bild” deklaronte se: “Edhe në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria nuk do të ndërtojë kampe refugjatësh”.
Është i njëjti Edi Rama që dje foli për gjoja humanizëm, ndërsa më 27 qershor 2018 deklaronte për “Bild” se: “Ne nuk do të pranojmë kurrë të tilla kampe refugjatësh sepse kjo do të thotë që t’i trajtosh njerëzit e dëshpëruar si mbetje toksike që askush nuk i do”.
Dëgjoni videon e transkriptit të intervistës së tij për "Bild" katër vite më parë!