TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kaosi në ambientet e kryesisë së Kuvendit vazhdon. Deputetët e opozitës kanë bllokuar me karrige hyrjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë.
Siç shihet nga pamjet, demokratët kanë vendosur karrige tek dera dhe janë ulur aty, duke mos lejuar që të futen anëtarët e tjerë socialistë.
Demokrati Asllan Dogjani dëgjohet t’i thotë drejtuesit të Komisionit të Sigurisë: “Nasip caktoni komisionet hetimore, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore dhe hajde të vazhdojmë mbledhjet”.
Më herët deputetja e PS, Blerina Gjylameti u përplas fizikisht me demokratët tek Komisioni i Shëndetësisë.
Gjylameti shkoi tek salla ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit të Medias, por dera ka qenë e mbyllur dhe jashtë saj qëndronin deputetë demokratë.
Blerina Gjylameti ka shtyrë deputetët demokrat, duke u futur me forcë në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Medias!
