TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat u shpreh se debati politik duhet të përqendrohet të buxheti, por mazhoranca në mënyrë antikushtetuese ka mbyllur parlamentin.
Sipas Metës, kjo i shërben vetëm korrupsionit dhe qëllimit mafioz të Edi Ramës.
Meta tha se Shqipëria ka Shqipëria ka borxhin më të madh në rajon dhe të ardhurat më të ulëta.
“Mbyllja antikushtetuese e parlamentit i shërben vetëm korrupsionit shtetëror të Ramës dhe qëllimit mafioz për ti fshehur shqiptarëve greminën e madhe financiare ku është vendosur vendi.
Shqipëria ka borxhin më të madh në rajon dhe të ardhurat më të ulëta dhe ekspertet më të dobëta.
Planifikimi i të ardhurave tregon pamundësinë e mbledhjes së të ardhurave për shkak të evazionit fiskal”, tha Meta, i cili theksoi se paketa fiskale e qeverisë sjell vetëm efekte negative.