AKTUALITET, 22 Janar 2022, 11:56

Dy të rinjtë çajnë postobllokun, ndjekje si në filma nga policia. Kur i lë në baltë makina, marrin thesin me vete dhe…

Dy të rinjtë çajnë postobllokun, ndjekje si në filma

Dy shqiptarë, të moshave 27 dhe 35 vjeçare janë arrestuar nga Policia italiane në Rimini, pas një ndjekjeje për shkak se ata i ikën postobllokut dhe nuk iu bindën kërkesës për të ndaluar automjetin me të cilin udhëtonin.

Dy të rinjtë u arrestuan pasi braktisën makinën dhe po largoheshin në këmbë me vrap.

Sipas mediave italiane, të rinjtë shqiptarë në një thes, të cilin e morën nga makina para se të arratiseshin në këmbë, kishin mbi tre kilogramë hashash.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të premtes së 21 janarit. Dy shqiptarët, po kalonin në Rimin dhe nuk iu bindën urdhrit të postbllokut të policisë për të ndaluar.

Ata rritën shpejtësinë e automjetit për t’i shpëtuar efektivëve dhe gjjatë ndjekjes policore ata rrezikaun jetën e disa këmbësorëve dhe përplasën disa makina.

Makina e tyre për shkak të përplasjeve, i la në baltë dy të rinjtë shqiptarë të cilët tentuan t’ja mbathin në këmbë bashkë me thesin me hashash, por u kapën nga policia.