TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Karabinierët e Riminit kanë arrestuar dy shqiptarë, të moshës 35 dhe 27 vjeç pasditen e djeshme. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarje ndodhi gjatë pasdites ku Karabinierët kishin ngritur një postbllok në rrugën Rimini-Venecia me qëllim kontrollimin e makinave të dyshuara.
Mes të tjerave, Karabinierët i kërkuan të ndalojë edhe makinës ku udhëtonin dy shqiptarët, por shoferi i ka dhënë gaz duke çarë postbllokun. Policia i është vënë menjëherë pas,
Pasi panë që po ndiqeshin, dy shqiptarët kanë braktisur makinën duke tentuar të largoheshin me vrap, bashkë me nje thes në shpinë, ku pas kontrollit u gjet një sasi kanabisi si edhe para.
Mediat italiane bëjnë me dije se gjaë arratisjes, shqiptarët kanë përplasur edhe makina të tjera me qëllim fitimin e kohës dhe shpërnqëndrimin e policisë.