TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë.
Vangjush Dako u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për dy raste.
Janë dy faktet penale për të cilat SPAK ka gjetur të implikuar Dakon, gjatë kohës që mbante postin e kreut të Bashkisë Durrës.
Ai akuzohet se dha leje ndërtimi të kateve shtesë të një pallati 11 katësh në qytetin bregdetar, godinë që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019.
Si edhe akuzohet se i shkaktoi Buxhetit të Bashkisë Durrës një dëm ekonomik prej 18.000.000 (tetëmbëdhjetë milion) Lekë, me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.