AKTUALITET, 23 Maj 2026, 13:57

Mbahet Parada LGBT në Tiranë, thirrje për barazi dhe dinjitet! Të pranishëm ambasadori i BE-së Gonzato dhe zv.kryeministrja Koçiu (VIDEO)

Mbahet Parada LGBT në Tiranë, thirrje për barazi dhe dinjitet!

Parada e Krenarisë është mbajtur sot në Tiranë, ku dhjetëra qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të komunitetit LGBTQ+ marshuan në qendër të kryeqytetit me thirrje për më shumë barazi, përfshirje dhe respektim të të drejtave themelore.

Marshimi, i cili këtë vit shënoi edicionin e 13-të të tij, nisi në orën 12:00 nga instalacioni “Reja”, përballë Galeria Kombëtare e Arteve, nën sloganin: “Vala kalon. Ne mbetemi. Bashkë.”

Në paradë morën pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, si dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, të cilët iu bashkuan marshimit në mbështetje të të drejtave dhe dinjitetit të komunitetit queer në vend.

Organizatorët nga Aleanca LGBT e cilësuan këtë paradë si një akt të domosdoshëm rezistence dhe pranie publike, në një kohë kur, sipas tyre, komuniteti vijon të përballet me diskriminim, gjuhë urrejtjeje dhe mungesë të vullnetit politik për ndryshime konkrete.

Në deklaratën e tyre, ata theksuan se çdo vit Parada e Krenarisë shërben jo vetëm si festë e identitetit dhe solidaritetit, por edhe si një kujtesë se të drejtat nuk dhurohen, por fitohen përmes angazhimit dhe qëndresës.