AKTUALITET, 27 Mars 2025, 10:47

Masa e sigurisë/ Lihet në burg 40-vjeçari në Vlorë! Drogoi tre të mitura, me njërën dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale

Masa e sigurisë/ Lihet në burg 40-vjeçari në Vlorë!

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Rinald Rakipaj, i arrestuar dy ditë më parë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

Ndaj tij rëndon akuza ‘marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’ dhe ‘nxitje për përdorimin e drogës’. 

Gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës duke e lënë 40-vjeçarin në burg. 

Ngjarja u regjistrua me 22 Mars, ku Rakipaj dyshohet se edhe ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare.

40-vjeçari dyshohet se bashkë me një person tjetër, për të cilin ka nisur hetimi, kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy vajza të tjera të mitura, 15 dhe 16-vjeç, të konsumojnë lëndë narkotike.

Dyshohet se fillimisht Rakipaj, së bashku me të miturën dhe dy shoqet e saj, kanë shkuar në një hotel, dhe së bashku me personin tjetër kanë nxitur vajzat të komsumojnë drogë. 

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, adoleshentet kanë pohuar që kanë pirë lëndë narkotike, teksa kanë mohuar që të kenë kryer marrëdhënie seksuale.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin Rinald Rakipaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.  

Gjithashtu, shtetasi Rinald Rakipaj dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike", thuhej në njoftimin e policisë.