TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një merkato e madhe duket se është zhvilluar nga partitë politike për të marrë Dash Sulën në gjirin e tyre, pasi ky i fundit u la jashtë listës së sigurtë të Elbasanit nga PD.
Sula, ka deklaruar se e kanë kërkuar pesë parti politike, pra lufta paska qenë shumë e madhe për të marrë votat që ai i kalon lehtësisht nga njëra parti në tjetrën, por në fund Sula mbeti pa parti fare. Madje edhe Edi Rama që i ka vendosur epitetin "gjel Peqini", nuk e pati aspak problem dhe e ftoi në gjirin e Partisë Socialiste.
Sula ka deklaruar se vetëm Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta marrë në partinë "Mundësia". Po kështu edhe Arlind Qori, nuk ka kërkuar "shërbimet" e deputetit dhe u shpreh në "Të Paekspozuarit", mjaft i skandalizuar nga përpjekjet e Adriatik Lapajt për ta "rrëmbyer" Dash Sulën në momentet e fundit para dorëzimit të listave në KQZ.
“Çunat e rinj kanë mësuar hilet pa nisur mirë, përvec Endri Shabanit. Më kërkuan 5 fondacione politike, përjashtuar Agron Shehaj. Lapaj ka humbur shansin politik që mandatin e parë ta merrnin në Elbasan.” – u shpreh Dash Sula në ABC.
Largimi i Dash Sulës nga PD-ja në ditët e fundit para dorëzimit të listave për kandidatë për deputet, dhe afrimi e më pas prishja e marrëveshjes me Adriatik Lapajn prodhoi një "tërmet" të vërtetë mediatik dy javë më parë, ku u pasqyrua merkatoja e minutave të fundit.