AKTUALITET, 27 Mars 2025, 09:46

Vendimi/ Gjykata e Beratit rrëzon kryebashkiakun e Kuçovës, Maliqi: Shembull se drejtësia funksionon

Vendimi/ Gjykata e Beratit rrëzon kryebashkiakun e Kuçovës,

Kandidati i opozitës për deputet në Qarkun e Beratit Lefter Maliqi shprehet se drejtësia në Gjykatën e Beratit funksionon më së miri dhe ajo sipas tij duhet të jetë shembull në mbarë vendin!

Shkak për lëtë qëndrim është bërë fitorja e gjyqit me kryebashkiakun e dënuar nga GJKKO Kreshnik Hajdari, i cili kishte paditur qytetarët që denoncuan korrupsionin dhe punët e tij të pista në Bashki.

REAGIMI I LEFTER MALIQIT

Drejtësia në Gjykatën e Beratit funksionon më së miri! Shembull në mbarë vendin!

Pas Salillarit u fitua gjyqi edhe me të dënuarin Hajdari të Kuçovës, i kallëzuar në “SPAK” për abuzime të shumta, me tendera korruptivë dhe me taksat e qytetarëve dhe çuditërisht i dënuari, dhe i korruptuari i paafti, dhe i keqpërdoruri Hajdari, që duhet të ishte në burg, paturpësisht padit në Gjykatë disa qytetarë dhe Avokatin e njohur Llangozi, të cilët denoncojnë çdo akt korruptiv të tij. S’thonë kot i mbyturi kërkon të mbys, por Hajdari nuk e sheh dot veten se në ç’gropë ka rënë dhe sa thellë do bjerë e do përfundojë! Çdo betejë ligjore dhe politike do të fitohet.

Bashkinë Kuçovë, të grabitur në 2023 do ia kthejmë qytetarëve. Vlerësim për hetimin dhe gjykimin e drejtë dhe të paanshëm nga Gjykata dhe Prokuroria Berat! Falënderim për avokatët që më përfaqësuan në këto procese!

“11 Maji” do të sjellë ndryshimin e madh me një Drejtësi të pavarur, siç është shembull në Berat!