TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka reaguar në lidhje me përplasjen e deputetëve të PD me Gardën e Republikës, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Çollaku shkruan se dhuna në Kuvend nuk përfaqëson opozitën që mund të përmbysë kryeministrin Rama. Nënkryetari i PD nënvizon se një opozitë e tillë, destruktive, i jep mandatin e katërt kryeministrit Rama.
“Një opozitë që kacavirret nëpër dritaret e parlamentit, është fiks opozita që i duhet Edi Ramës. Një opozitë që me kaq shpejtësi mbledh kaq refuzim qytetar rreth vetes, është fiks opozita që i duhet Edi Ramës.
Një opozite që për Kosoven bashkon votën me “argatin e Vuçiç”, por për karriget e ofiqet e veta përmbys parlamentin, është fiks opozita që i duhet Edi Ramës. Një opozitë e tillë, nuk është opozita që përmbys Ramën. Një opozitë e tillë i fal Ramës mandatin e katërt dhe ky nuk është krim vetëm ndaj demokratëve por dhe ndaj rithemelusave dhe më gjerë akoma, një krim ndaj Shqipërisë. Ndaleni këtë marrëzi, përfituesi i vetëm i dhunës në parlament është Edi Rama. Humbesi i vetëm prej dhunës në parlament është opozitarizmi”, shkruan Çollaku në facebook.