TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga vendimi i Task Forcës për Veprim Financiar për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, apo nga lista me risk të lartë për pastrimin e parave, do të përfitojë veçanërisht sektori bankar. Kjo vihet në dukje nga ish-kreu i Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave Elvis Koçi. Koçi u ndal edhe tek plani i veprimit dhe detyrat e lëna nga FAFT (Taskë Forca për Veprim Financiar) në adresë të Qeverisë.
Pas gati tre vitesh në monitorim, Task Forca për Veprim Financiar mori vendimin për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, apo nga lista me risk të lartë për pastrimin e parave. Ndërsa e konsideron këtë një lajm pozitiv, ish-kreu i Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave Elvis Koçi thotë se nga vendimi do të përfitojë veçanërisht sektori bankar.
Përveç direktivave mbi përqasjen e legjislacionit konform atij të Bashkimit Evropian, në planin e kërkesave ishte edhe efektiviteti dhe zbatueshmëria e tyre. Kujtojmë që Shqipëria ka një histori me hyrje-dalje në listën gri të Moneyval, e fundit ishte në shkurt të 2020-s.