AKTUALITET, 14 Shkurt 2024, 21:23

Mjekja neurologe: Janë shtuar rastet me epilepsi

Mjekja neurologe: Janë shtuar rastet me epilepsi

Pas pandemisë së Covid  mjekët  vënë re shtim të rasteve me epilepsi.

Një çrregullim i trurit i karakterizuar nga kriza të përsëritura e të paprovokuara që  rezultojnë me dridhje të pakontrolluar të trupit. Shkaku sipas neurologes Gersa Rroko në poliklinikën e specialiteteve në Tiranë mund të jetë genetik apo pasojë  e një sëmundje tjetër, goditje në tru ose infeksion viral

“Është vënë re një rritje pas Covid, kjo ndoshta dhe për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur, por një nga rolet kryesore janë ato me origjinë infektive.  

Pjesa infektive që prekin dhe anën neurologjike normalisht mund të manifestohet edhe në këto forma. Encefalitet, meningitet që vijnë me origjinë infektive.

Një arsye tjetër janë shfaqja e lezioneve sekondare qoftë ishemitë cerebrale ose hemorragjitë cerebrale, por në pjesën më të madhe të rasteve vijnë si pasojë e një ndryshimi viral”, shpjegoi Gersa Rroko .

Epilepsia prek çdo moshë. Përjetimi është i ndryshëm. Ndërsa stimgma e njëjtë. 

Për shkak të saj  shumë pacientë paraqiten tek mjeku në rast krizash të forta.

“Prezantohen kur krizat bëhen të  forta. Ka një farë stigme.  

Ndonjëherë vijnë për simptoma të tjera që nuk e mendojnë fare këtë gjë. Arsyeja kryesore që i sjell tek ne, një atak me humbje të vetëdijes, por kemi dhe epilepsitë fokale që nuk janë me humbje të vetëdijes, por vetëm ndryshme të lokalizuara, një ndër format është dridhje e lehtë e dorës, një moment me humbje të vetëdijes, i zgjuar që sheh, por nuk reagon,  ato që prezantohen gjatë natës, pacienti është në gjumë, nuk mban mend asgjë dhe kemi vetëm referime nga familja”, tha neurologia.

Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për këtë sëmundje neurologët apelojnë; shmangni  turpin e drejtohuni specialistit. Në shumicën e rasteve epilepsia trajtohet dhe shërohet.

“Qoftë dhe një atak i vetëm me humbje të vetëdijes duhet të ekzaminohet nga mjeku specialist dhe te vendoset diagnoza”, shpjegoi Gersa Rroko.

/Abc News