TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mbrëmjen e sotme ka folur për situatën aktuale mes demokratëve.
Bardhi tha, i fituar në Euronews, se ai e ka humbur betejën ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Ai tha se të gjithë demokratët bënë një luftë të egër brenda Partisë Demokratike, e cila duke e parë tani ka qenë e gabuar, por ka qenë për shkak të besimit që kishin se duhet të ndiqnin një rrugë tjetër.
“U vu në pikëpyetje ekzistenca e Partisë Demokratike, Në politik ka një kohë për të bërë betejë në gjërat që ti beson, ka një kohë për të reflektuar dhe për të parë rezultatin e kësaj beteje dhe ka një kohë për të marrë vendime. Ajo që ka ndodhur me mua dhe me kolegët e mi, është ekzaktësisht kjo. Ne kemi bërë betejë sepse mendonim se është një rrugë.
Besoja se interesi më i mirë i demokratëve ishte një rrugë tjetër. Për këtë bëra betejë dy vite. Ka ndryshuar strategjia kur shikoj se nga beteja ime dhe nga beteja e grupeve të tjera, po tentohet të dobësohet Partia Demokratike.
Ti duhet të bësh një zgjedhje në varësi të rrethanave. Ne të gjithë kemi bërë gabim i hymë një rruge për shkak të besimit që kishim. Unë kam kërkuar ndjesë dhe nuk kam asnjë kompleks. Unë e kam humbur atë betejë. të gjithë ne kemi gabuar nga lufta e egër brenda Partisë Demokratike.", tha Bardhi.