AKTUALITET, 18 Maj 2022, 14:59

Kreu veprime të turpshme ndaj vajzës së mitur, 57-vjeçari godet dhe kanos 19-vjeçarin, procedohen të dy nga policia

Kreu veprime të turpshme ndaj vajzës së mitur, 57-vjeçari

Një 19-vjeçar, banues në fshatin Halilaj në Fushë Krujë, është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një të miture.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babai i të miturës, 57-vjeçari R.Gj, pasi ka goditur dhe kanosur 19-vjeçarin Sh.A.

Njoftimi nga policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. A., 19 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babi i së miturës, shtetasi R. Gj., 57 vjeç, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin Sh. A.


Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.