AKTUALITET, 14 Prill 2025, 10:48

Makina përplasi dy këmbësoret te mbikalimi i Paskuqanit, një e vdekur dhe një e plagosur

Makina përplasi dy këmbësoret te mbikalimi i Paskuqanit, një

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne te Unaza e Madhe në Tiranë.

Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.