TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje janë mësuar rreth dëshmisë së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të riut që akuzohet për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, brenda banesës me tre goditje thike në qafë, më 26 mars.
“Në mbrëmje po flija. Vetëm në mëngjesin e 26 marsit kuptova se ishte dikush tjetër në shtëpi, kur pashë dy filxhanë kafeje. I dëgjova duke debatuar, pastaj s’u dëgjua më asgjë. Hapa derën dhe pashë vajzën të vdekur. Kam humbur ndjenjat”, ka thënë nëna e Mark, e cila është marrë nën hetim si e dyshuar se ka ndihmuar të birin të fsheh krimin dhe trupin e pajetë të 22-vjeçares shqiptare.
Mediat italiane shkruajnë se nëse konfirmohet se njollat e gjakut që policia ka konstatuar në muret e banesës së të riut, të cilat dyshohet se kanë mbetur gjatë tentativës së Ilarias për tu larguar nga shtëpia e ish-partnerit dhe nëse nëna e Mark nuk e ka gjetur 22-vjeçaren të vdekur, por të plagosur dhe nuk e ka ndihmuar duke lajmëruar policinë apo ambulancë, akuza ndaj saj mund të përshkallëzohet nga “fshehje e kufomës” në “bashkëpunim në vrasje”.
Njollat e gjakut gjithashtu mund të jenë shkaktuar gjatë përpjekjes për të fshehur trupin e Ilarias, i cili u fut në një valixhe të marrë nga dhoma e prindërve të Mark dhe u hodh në një greminë.
Hetimet janë të fokusuara edhe në përcaktimin e saktë të kohës së vdekjes së vajzës. Mark ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se ka pasur marrëdhënie seksuale me të në orët e natës, gjë që do të verifikohet përmes autopsisë, dhe se e ka vrarë mëngjesin pasues, pasi i kishte çuar mëngjesin në dhomë.
Megjithatë, rrobat që kishte veshur viktima, pantallona të zeza dhe një bluzë e bardhë, jo pizhame, hedhin dyshime mbi versionin e tij.
Nën hetim është marrë edhe babai dhe xhaxhai i autorit. Mark ka deklaruar se babai i tij ndodhej në punë pranë Vatikanit në momentin e ngjarjes, por kjo po verifikohet nga autoritetet. Nën shqyrtim është edhe roli i xhaxhait, që banon në të njëjtën ndërtesë dhe pretendon se ndodhej në punë në kohën e vrasjes.