AKTUALITET, 15 Shkurt 2024, 15:28

Lali Eri “mbin” te Piramida, i jep dorën Blinkenit

Lali Eri “mbin” te Piramida, i jep dorën Blinkenit

Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, sekretari i shtetit, Antoni Blinken, po bën një vizitë te Piramida, që është shndërruar në qendër inovative, falë një fondi të qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan.

Objekti u përurua disa herë para dhe pas zgjedhjeve vendore të majit të kaluar për efekt elektoral të kandidatit të PS-së Erion Veliaj, që sot u fut nga “dritarja” në axhendën e Blinkenit, për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të mos i shpëtuar ky rast propagandistik.

Veliaj e transmetoi live prezencën te Piramida.

“Piramida e Tiranës, tashmë qendra më inovative në rajon, mirëpret Sekretarin Blinken në një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA”- shkroi kryetari i bashkisë së Tiranës.