TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli duke publikuar një video të delegatëve të PD që kanë mbushur plot stadiumin “Air Albania” në Kuvendin Kombëtar të PD, i ka dërguar një mesazh kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Sipas Topallit, delegatët dhe demokratët e mbledhur në Kuvendin e 11 dhjetorit, “po e rithemelojne Partine tone, qe te mos lejojne me kurre nje Kryetar qe shet Partine per interesa pasurore e personale”.
Reagimi i plotë i Topallit:
Lulzim kjo eshte PD.
Ti as nuk e njeh, as nuk deshte me e njoh kurre, se ishe i huaj per te.
Keta sot ty te prene bileten.
Keta sot po e rithemelojne Partine tone, qe te mos lejojne me kurre nje Kryetar qe shet Partine per interesa pasurore e personale.