AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 11:42

Kuvendi Kombëtar i PD, ja emrat e komisionit që do të drejtojnë punimet

Kuvendi Kombëtar i PD, ja emrat e komisionit që do të

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka prezantoi sot emrat e komisionit që do drejtojë punimet e Kuvendit Kombëtar të PD të thirrur nga Sali Berisha.

Kryetari i Komisionit do të jetë Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor të PD-së.

“Paraqes për miratim emrat e komisionit që do drejtojë punimet e Kuvendit Kombëtar të PD:

Albana Vokshi kryetare e Lidhjes demokratike të Gruas

Ervin Minarolli Sekretar organizativ

Edmond Spaho ish nënkryetar i PD

Belind Këlliçi kryetari i Forumit Rinor të PD, që do jetë dhe drejtuesi i këtij komisioni

Minushe Lazaj, Nade Daullja, Ledjo Muraj”, tha Edi Paloka.