AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 10:40

Dosja e statutit, Luçiano Boçi : Jam i impresionuar, delegatët duan shkarkimin e Bashës

Dosja e statutit, Luçiano Boçi : Jam i impresionuar,

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi shprehet i impresionuar nga pjesëmarrja në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Në një prononcim për gazetarin e ABC ai tha se delegatët kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Pjesëmarrja është impresionuese. Sipas statutit Kuvendi është mëse i ligjshëm dhe politikisht është i ligjshëm pas ndryshimeve do të veprohet sipas statutit dhe pritet dhe ka një kërkesë nga delegatët për shkarkimin e kryetarit të PD-së. Janë mbi 505 e delegatëve. Votimi do të jetë i fshehtë. Masat janë me dhomë të fshehtë. Hapësirat janë siguruar.

Kuvendi është thirrur nga pjesa më e madhe e delegatëve” shprehet ai. Gazetari Juxhin Mustafaraj tha se në ulëset e cdo delegati është vendosur një dosje me ndryshimet që propozohet që të miratohen në Kuvendin e sotëm.