TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lorena Nikolli, një prej banorëve të zonës së “5 majit”, banesa e të cilës është bërë me kryq të kuq për t’u rrafshuar ka shkuar sot në SPAK për të bërë një kallëzim penal.
Pasi bashkë me banorët të tjerë të zonës depozituan padinë e tyre, Nikolli tregoi për mediat e pranishme se autoritetet përkatëse tentonin që me çdo kusht që të bindnin banorët për të nënshkruar kontratën që u ofrohej.
Ndërsa gjithashtu shtoi se dhe faktin që në zonë kontratë kishin nënshkruar vetëm 5% e tyre.
“Në atë zonë do të prishen 430 banesa, kanë firmosur 5%, gënjejnë. Marrin babanë tim, nëna Lizën veçmas dhe i thonë firmos ti se firmosën edhe ata.
Ne jemi farë e fis, nga e njëjta zonë jemi të gjithë. Unë flas më shumë për babanë tim.
Shtëpia është pa letra por babait tim i takon dhe toka se ka paguar 29 milion lekë,”-tha ndër të tjera ajo.