TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit tërhiqet për vendim të ndërmjetëm. Kjo, për t’u shprehur për kërkesën paraprake të bërë nga Ivi Kaso, për mos-legjitimimin e grupit të Enkelejd Alibeajt.
Kaso kërkoi qe te mos legjitimohet grupimi i Enkelejd Alibejat dhe te rrezohet kerkese padia.
Po e pranoi gjykata kerkesen e Ivi Kasos mbetet ne fuqi vendimi i Agron Zhukrit në shkallë të parë, në favor të Sali Berishës.
Gjykata do të vendosë për kërkesën paraprake për të mos pranuar Enkelejd Alibeajn si palë.
Tërheqja e trupës gjykuese është bërë pas kërkesës paraprake të paraqitur nga përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso.
“Gjykata e Shkallës së Parë është investuar nga Komisioni i Rithemelimit, duke e pranuar të plotë kërkesën, e cila konsistonte në njohjen e plotë të ndryshimeve statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit.
Në kundërshtim me ligjin, Enkelejd Alibeaj ka bërë ankim gjykatën dhe po në shkelje të ligjit, gjyqtarja Blerina Muça e ka pranuar këtë ankim. Deputeti Enkelejd Alibeaj nuk legjitimohet si ankimues dhe ne kërkojmë që kjo të jetë gjeja e parë që të merret në shqyrtim nga Gjykata e Apelit.
Ankimi duhet të mos ishte pranuar sepse nuk përmbush shkaqet. Personi nuk ishte palë në proces. Ligji parashikon qartë se çfarë është ankimi dhe gjithashtu parashikon edhe kriteret minimale që duhet të plotësohen.
Ankimi është akti në të cilën palët ose palët e tjera në proces ankimojnë një vendim. Pra, që të ankimosh një vendim, duhet të jesh palë ose pjesëmarrës në proces.
Në vendimin objekt ankimi duket qartë që palë në këtë proces ishte vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë, palë që pasi është njohur me arsyetimin e vendimit, nëpërmjet përfaqësuesit, Ivi Kaso,” tha ai gjatë seancës.