AKTUALITET, 25 Shkurt 2022, 09:15

Lufta në Ukrainë, Rama njofton konferencë të jashtëzakonshme pas samitit të NATO-s

Lufta në Ukrainë, Rama njofton konferencë të

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme do të mbahet samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s për agresionin rus në Ukrainë.

Pas përfundimit të këtij samiti, kryeministri thotë se do të zhvillojnë një konferencë të jashtëzakonshme.

“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan kreu i qeverisë.