AKTUALITET, 8 Mars 2022, 11:46

Rama flet për çmimet: Nuk varen nga qeveria, Europa është në luftë

Rama flet për çmimet: Nuk varen nga qeveria, Europa është

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka folur për rritjen e fortë të çmimeve, me të cilën po përballen qytetarët ditët e fundit.

Ai e bëri të qartë se kjo situatë ka ardhur nga kriza globale dhe që qeveria nuk ka në plan të ndërhyjë. Ai paralajmëroi se duhet të përgatitemi për disa skenarë, pasi nuk dihet si do të shkojë situata.

Dua ta theksoj shumë qartë, që çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Nuk është qeveria në tregun e lirë në një vend qe e ka zgjehur prej 32 vitesh tashmë, është tregu. Tregu është super i ndjeshëm. Europa ka hyrë në luftë. Ushtarakisht lufta zhvillohet mes një agresori dhe një vend nën agresion, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që zhvillojnë agresionin”.

Rama shtoi se duhet të jemi të vetëdijshëm që në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar.

“Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë. Jemi në të njëjtat kushte të të panjohurës siç ishim me luftën tjetër, me pandeminë, ku nuk e dinim kohëzgjatjen. E njëjta gjë është sot. Përgatitemi për disa skenarë. Për këtë arsye kemi vendosur të ngremë komitetin special dhe jemi ulur qysh në ditën e parë për të përgatitur skenarët e mundshëm, nga më të thjeshtët te më të vështirët”, deklaroi Rama.

Çmimet e naftës në vend shënuan një rritje galopante ditët e fundit, duke arritur rekordin historic prej230 lekësh, nga rreth 170 lekë që ishte mesatarja e vitit 2021. Rritje kanë shënuar dhe çmimet e mallrave të tjera, ku buka po tregtohet me 120 lekë, nga 90 lekë më parë.

E gjithë bota është përfshirë nga rritja e çmimeve për shkak të çrregullimeve me furnizim që ka shkaktuar sulmi I Rusisë ndaj Ukrainës. Teksa të dy shtetet janë faktorë të rëndësishëm, Rusia për naftën e gazin dhe Ukraina për drthërat.

Balluku: Çmimi i energjisë elektrike do të shkojë në 1 mijë euro për megavat orë

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturë, Belinda Balluku në një konferencë për shtyp nga kryeministria dha detaje për krizën e energjisë.

Balluku ndër të tjera tha se çmimi i energjisë do të vazhdojë të rritet. Ajo tha se në mars pritet që energjia do të blihet me 500 euro, ndërsa parashikohet që të shkojë në muajt në vijim deri në 1 mijë euro për megavat orë.

“Ne përdorim gjithmonë kaskadën. Megjithatë ky do të vazhdojë të jetë një vit i thatë. Sot po blejë në treg me 550 euro megavat dhe pritet rritje. Dëshiroj që çfarë thashë deri tani ta përkthej në shifra.

Në muajin shkurt është blerë me 230 euro dhe pritshmëria për muajin mars do të jetë 500 euro pra dyfish i asaj që kemi blerë në janar.

Parashikimi për blerjen në muajin mars me çmimin që ju thashë është 100 milion euro ndërsa në prill është 134 milion euro. Në total deri në muajin e katër të këtij viti do të arrijë deri në 320 milion euro. Pritet që çmimi të shkojë  mijë euro për megavat”, tha Balluku.