AKTUALITET, 8 Mars 2022, 12:39

FOTO/ “Këpucë të kuqe” për gratë dhe vajzat viktima të dhunës gjinore, Soreca i bashkohet protestës: Ngrini zërin

FOTO/ “Këpucë të kuqe” për gratë dhe vajzat

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca i është bashkuar protestës së grave dhe vajzave të mbajtur në Tiranë me rastin e 8 Marsit.

Në shkallët e sheshit Skënderbej u vendosën këpucë të kuqe, për të kujtuar viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri.

I shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ambasadori Soreca vendosi një karafil të kuq mbi këpucët e një vajze të vogël, si shenjë solidarizimi.

Këtë 8 Mars kujtojmë viktima e dhunës gjinore në Shqipëri.

Ngrini zërin përmes instilacionit artistik “Këpucët e Kuqe” në sheshin Skënderbej duke dhuruar këpucë të kuqe, lule të kuqe dhe duke shkruar mesazhe për viktimat e dhunës në Shqipëri”, shkroi ambasadori i BE.

FOTO/ “Këpucë të kuqe” për gratë dhe vajzat

FOTO/ “Këpucë të kuqe” për gratë dhe vajzat