AKTUALITET, 27 Shkurt 2022, 12:28

Lufta e Ukrainës/ Greqia do të dërgojë dy avionë transporti ushtarak me pajisje, përfshirë kallashnikovë

Lufta e Ukrainës/ Greqia do të dërgojë dy avionë

Greqia i është përgjigjur kërkesës së Ukrainës, në konsultim me aleatët e saj në NATO dhe partnerët në BE-së, për të dërguar pajisje mbrojtëse me dy avionë transporti C-130, të cilët do të nisen për në Poloni.

Gjithashtu gjatë ditës do të dërgohen ndihma të konsiderueshme humanitare, të cilat do të shoqërohen nga zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Hardalias, shkruajnë mediat greke. 

Në takimin e drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotopoulos dhe shefit të ushtrisë greke, gjeneral Konstantinos Floros, morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Grigoris Demitriadis dhe ambasadorja Anna-Maria Boura.