TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lorenc Vangjeli ka folur për rolin e Ilir Metës, pasi të përfundojë mandatin në Presidencë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Vangjeli tha se shumë dinamika në politikë do të varen nga "segmenti Berisha-Meta".
"Një muaj e ca para zgjedhjeve Meta tha se nëse Rama fiton 71 mandate do të linte Presidencën dhe do të merrte drejtimin e opozitës.
Kjo dhe të tjera sinjale, janë të dukshme. Që përpara zgjedhjeve mes Berishes dhe Metës ka patur një plan B. Nëse Basha do të kushtëzohej nga votat e LSI, nuk do të ishte kryeministër!
Këta të dy dinë një të vërtetë fillestare që e di dhe Rama. Në Tiranë çdo gjë ka një çmim përveç postit të kryeministrit. Askush nuk ka aq para sa të blejë Ramën, që sot është oligarku i vetëm, Berishën dhe Metën.
Shumë përgjigje për të nesërmen, kalojnë në këtë segment, ndërmjet Berishës dhe Metës, që nuk e llogarisnin në rrugën e tyre Bashën. Synimin e kanë tek Rama.
Shahisti Berisha i di këto gjëra", tha ndër të tjera Vangjeli.