AKTUALITET, 24 Mars 2022, 22:55

"Enkelejd Alibeaj punon për Sali Berishën"/ Basti mes Arjan Çanit dhe Lorenc Vangjelit

"Enkelejd Alibeaj punon për Sali Berishën"/ Basti mes Arjan
Arjan Çani, Enkelejd Alibeaj, Lorenc Vangjeli

Arjan Çani thotë se Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD-së, punon për Sali Berishën edhe pse njihet si mbështet dhe i besuar i Lulzim Bashës. Madje, ai vuri edhe bast me Lorenc Vangjelin për këtë çështje. 

Pjesë nga biseda në "Të Paekspozuarit", MCN TV: 

Arjan Çani: Investim i kujt është Alibeaj në politikë? Kush është personi që nuk jeton më që Alibeu të futej në PD? Alibeu duket sikur është me Bashën, por punon për Berishën. 

Lorenc Vangjeli: Zoti Alibeaj është një ndër dy personazhet, që Berisha nuk do ti pranojë asnjëherë. 

Arjan Çani: Vëmë bast?

Lorenc Vangjeli: Bastet janë të paligjshme, nuk vëmë dot.

Arjan Çani: Ti thua nuk do ti pranojë. Unë them Alibeu do të jetë njeri i afërt i Berishës!