AKTUALITET, 24 Mars 2022, 21:33

Aksident me vdekje në Vlorë

Aksident me vdekje në Vlorë

Një 40-vjeçar ka humbur jetën, pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Himarë -Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Borshit.

Sipas policisë, drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi.

Mësohet se viktima është identifikuar me inicialet A.B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.03.2022, në rrugën nacionale Himarë -Sarandë,  në vendin e quajtur “Ura e Borshit”, motomjeti me drejtues shtetasin A. B.,  40 vjeç,  banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.