TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rritjen e çmimit të ushqimeve bazë duke u shprehur se kjo është një lojë qeveritare.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se kjo situatë vjen pasi qeveria ka monopolizuar tregun. Ai i bën thirrje shtetit që të marrë masa dhe të ndalojë vjedhjet.
“I bëj thirrje INSTAT të konsiderojë bashkëpunimin e tij me institutin e statistikave në Shqipëri, që është kthyer në një instrument të qeverisë. Duhet të marrë fund marrja e pushtetit të parlamentit nga qeveria. Dëgjova zotin Dule të flasë për regjistrimin. Kush mund t’i besojë një regjistrimi nga ky institut. Nuk i beson dot me të dhënat demografike e sociale. Nuk i beson dot në asgjë. Është kthyer defakto në një papagall të Edi Ramës. Kush i beson inflacionit të tyre. Japin shifrën që u jep qeveria. Të ndalet dhënia e inflacionit nga ky institut dhe nga Ministria e Ekonomisë dhe t’i kalohet Bankës së Shqipërisë. Një inflacion nga 20% deklarohet në 7%. Dhe marrim vesh çmimet nga deputeëtë. Nuk zgjidhet çështja e çmimeve. Çështja e çmimeve ka kompensimin. Po ju kujtoj një moment në vitin 92’. Nxorrëm bukën të cilës iu rrit çmimi 10 herë, por kompensuam 10-fish çmimin për çdo qytetar. Energjia ka çmim të rregulluar, por jo shporta. Ka çmim të kompensuar. Kaq shumë i keni futur duart, keni krijuar këto monopole sa që tani po përpijnë.
Qytetarët e kanë të qartë se rritja e çmimeve është qeveritare, për shkak të monopoleve të krijuara. Nuk shpëtoni dot duke bërë si personazhet e gogolit. Hiqni monopolet, hiqni vjedhjet dhe tregoni pak shpirt për qytetarët shqiptarë. Mos luani me statistikat. Ndaj jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe, shkatërrimin që i bëhet Institutit të Statistikave. Kërkoj ndërprerjen e marrëdhënies me agjencisë së mashtrimit qeveritar dhe institutit të statistikave. Do bëjmë të gjitha demarshet tona pranë Parlamentit Europian”, tha Berisha.