AKTUALITET, 3 Tetor 2024, 09:35

LIVE/ Përplasje në dyert e Kuvendit: Garda bëhet ‘gardh’, nuk lejon deputetët e PD të futën në Parlament, Bardhi e Noka tentojnë të futen. Bllokojnë Peleshin...!

LIVE/ Përplasje në dyert e Kuvendit: Garda bëhet

Tensione dhe përplasje në hyrjet e Kuvendit, ku deputetët e PD nuk janë lejuar të futen brenda Kuvendit.

Deputetet e PD kane tentuar për t’u futur sërish në sallën e  seancave dhe për të bllokuar punimet normale, kjo si aksion pas burgosjes së Ervin Salianjit dhe heqjen e mandatit të tij.

Garda e Republikës nuk ka lejuar deputetët demokratë të futen në ambientet e Parlamentit, për shkak se 24 prej tyre u përjashtuan nga punimet e Kuvendit nga Sekretariati i Etikës.

Nderkohe qe deputetet e PD te udhehequr nga Ndoka kane bllokuar hyrjen e kreut te grupit parlamentar te PS Niko Peleshi dhe deputetit Xhafa.