AKTUALITET, 2 Tetor 2024, 22:03

Betohet nesër Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, vjen reagimi i parë nga opozita: Nga sot në Shqipëri krimi i...!

Betohet nesër Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, vjen reagimi i

Pas miratimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda nga Këshilli i Ministrave, ka ardhur një reagim edhe nga opozita.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se sot në Shqipëri është emëruar nga krimi i organizuar drejtori i ri i bluve të vendit.

Mes rreshtave, duke e quajtur si “Policia e Narkoshtetit”, për Nokën kjo strukturë tashmë do të ketë në krye të saj një person të zgjedhur drejtpërdrejt “nga koordinatori i qeverisë me krimin e organizuar.

Deklarata e plotë:

“Nga sot në Shqipëri krimi i organizaur emëron drejtorine përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nga sot quhet Policia e Narkoshtetit.”

Ilir Proda është tashmë zyrtarisht Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas propozimit nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, Proda mori këtë të mërkurë miratimin nga Këshilli i Ministrave.

Ishte vetë ministri i Brendshëm ai i cili bëri publik lajmin në një deklaratë për media. Hoxha njoftoi se së shpejti do të nisin dhe konkurrset për sa i përket drejtuesve të policisë në nivel lokal.

Karriera e Ilir Prodës nisi në vitin 2005, pas përfundimit të Akademisë së Policisë.

Fillimisht, ai punoi si specialist i Policisë Kriminale në Komisariatet 3 dhe 4 në Tiranë deri në vitin 2012. Më pas kaloi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në sektorin për hetimin e krimeve, ku ka punuar për shumë vite.