AKTUALITET, 3 Tetor 2024, 09:30

VIDEO/ Rritet tensioni, Garda u pengon hyrjen në Kuvend, zbardhet strategjia e deputetëve të PD, do bllokojnë pesë hyrjet e Kuvendit dhe…!

VIDEO/ Rritet tensioni, Garda u pengon hyrjen në Kuvend, zbardhet

Deputetët e opozitës që prej orës 9:00 ndodhen në ambientet  e jashtme të Parlamentit, ne tentativë për t’u futur sërish në sallën e  seancave dhe për të bllokuar punimet normale, kjo si aksion pas burgosjes së Ervin Salianjit dhe heqjen e mandatit të tij.

Garda e Republikës nuk ka lejuar deputetët demokratë të futen në ambientet e Parlamentit, për shkak se 24 prej tyre u përjashtuan nga punimet e Kuvendit nga Sekretariati i Etikës.

Deputetët e opozitës me plan të qartë të bllokojnë 5 hyrjet e Kuvendit.

Ata do të tentojnë të futen në Kuvend dhe ndërkohë do tentojnë deputetët socialist që të futen në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar në këtë mënyrë zhvillimin normal të punimeve.