TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur mosregjistrimin e "Lëvizja Bashkë" në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Gjatë seancës së sotme të KQZ-së, kreu i kësaj partie politike, Arlind Qori ka kërkuar regjistrimin, por kryekomisioneri Ilirjan Celibashi edhe pse në parim është dakordësuar me të, ka theksuar se KQZ nuk del dot mbi Gjykatën e Tiranës e cila ende nuk e ka marrë një vendim. Sipas tij, KQZ nuk mund të korrektojë vendimet e Gjykatave, por vetëm duhet të zbatojë të gjitha udhëzimet që i përcakton ligji. Si pasojë "Lëvizja Bashkë" nuk mund të regjistrohet në zgjedhje.
Celibashi: KQZ vendos bazuar në një dokumentacion zyrtar të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ajo mban edhe regjistrin e partisë politike. Dokumenti i vetëm që e tregon këtë në vlerësimin tim është ekstrakti i partive. "Lëvizja Bashkë", krahas miratimit të bëjë edhe regjistrimin në regjistër. Duhet që me regjistrin e partive politike të presë dhe të marrë formë të prerë të vendimit për regjistrimin e partisë politike. Në nenin 15 është e përcaktuar se kundër vendimit mund të bëhet ankim në apel brenda 15 ditëve. Jam i bindur të themi që nuk ka asnjë arsye në vlerësimin tim, që ky vendim do të rrijë në fuqi, por do të duhet që t'i qëndrojmë strikt interpretimit të ligjit. Keni ndonjë dokument tjetër që mund ta prezantoni për t'ju dhënë tjetër afat për ta sjellë?
Arlind Qori: Kemi vendimin e 2 marsit. Ne me 6 mars kemi depozituar vendimin e Gjykatësit. Mos vlerësoni me 2 standarde. Miratoni kërkesën e Lëvizjes Bashkë, një vendim i juaji na përjashton nga zgjedhjet lokale. Nëse një parti e re është viktimë e ligjit, nëse i pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje besoj se është një njollë turpi.
Celibashi: E kuptoj narrativën tuaj emocionale dhe logjike, por duhet të sjellë në vëmendje se KQZ nuk është institucioni që korrekton vendimet e Gjykatave. Jam dakord me ju që Gjykata duhet të kishte vendosur brenda 30 ditëve, por këtë nuk e rregullojmë dot. Precedenti 2019? Edhe Bindja nuk është regjistruar nga KQZ, ashtu si edhe ju. Sot do e kuptoni se si do të jetë standardi.
Arlind Qori: Do e kuptojmë në kurriz të demokracisë
Celibashi: Jam dakord me narrativën tuaj, por nuk e ka këtë atribut KQZ me gjithë dëshirën.
Lëvizja Bashkë pretendon se po pengohet për t’u regjistruar në gjykatë si subjekt politik për zgjedhjet e 14 majit. Kandidati për Tiranën i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori tha se më 9 janar kanë depozituar dokumentacionin me 3500 firma që kërkon ligji, por edhe pse kanë kaluar 30 ditë afat që gjykata të marrë ende një vendim, sërish një gjë e tillë nuk ka ndodhur.