AKTUALITET, 22 Qershor 2022, 12:41

Opozita kërkon shtyrjen e punës së Komisionit të Reformës Territoriale deri në 30 shtator/ Denaj: Vullneti i mazhorancës është që…

Opozita kërkon shtyrjen e punës së Komisionit të

Opozita kërkon që puna e Komisionit të Reformës Territoriale të shtyhet deri në datën 30 shtator.

Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm, Dhurata Çupi ka lexuar kërkesat e opozitës për përcaktimin e afateve ligjore, teksa pret një miratim nga të dyja palët.

Ndërkohë, bashkëkryetarja tjetër, Anila Denaj tha se mazhoranca ka vullnetin për të hartuar një ndarje territoriale cilësore, teksa kërkon ndihmën e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesat e opozitës.

Çupi: Ne kemi diskutuar mbi miratimin e planit të punës që është ndër pikat e para të punës së komisionit. Për këtë arsye, siç e thashë në diskutimin e parë, duhet të jemi korrekt me afatet. Duhet të jemi të saktë për respektimin e afateve që puna e këtij komisioni të përfundojë në limit që të dekretohet dhe nga Presidenti. Ne ta miratojmë brenda një kohe të caktuar. Deri në datën 30 shtator duke menduar që ka dhe një muaj pushim, që është gushti. Vullneti i këtij komisioni është që të punohet dhe gjatë muajit gusht.

Brenda datës 22 qershor, të miratohet plani i punës. Seancë dëgjimore me përfaqësues të administratës publike, organizatave ndërkombëtare, OJQ brenda datës 15 korrik, kemi sugjeruar ne. Duke shtuar këtu se nëse kolegët propozojnë të ftojnë organizata të ndryshme. Do të depozitohen pranë sekretarisë. Në një mbledhje do miratojmë publikisht listën e organizatave të ftuara.

Shqyrtimi dhe miratimi i kritereve teknike për ndarjen e re territorial brenda datës 25 korrik. Kriteret është një nga pikat kryesore të planit të punës. Paraqitje për propozimin për ndarjen e re administrative brenda datës 10 shtator 2022. Jemi jashtë afatit duke qenë se 10 gushti është afati ligjor i lënë nga ligjvënësi. Ne do paraqesim një kërkesë për zgjatjen e afatit, ku ne do kërkojmë që të shtyhet deri më 30 shtator puna e këtij komisioni.

Shqyrtimi i propozimeve dhe miratimi i hartës së ndarjes territorial deri më 16 shtator. Pika e fundit, miratimi i projektligjit për hartën e re territorial deri në 30 shtator. Unë besoj që duhet të pranohet kërkesa jonë.

Denaj: Duke nënkuptuar që vullneti për të bërë një punë cilësore me dëgjesa, është nga të dyja palët. Ajo që do na duhet, është aspekti juridik. Sikurse u tha, nëse dëgjesat do jenë deri në 15 korrik, koha do ishte shumë e kufizuar. Sipas rregullores së Kuvendit, ka një parakusht që përcakton kohën. Do i kërkonim Kuvendit të na asistonin përpara miratimit të planit të punës, që të jemi korrekt.