TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushatit ka komentuar deklaratat e komisionerit për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, i cili përshendeti vendimin e opozitës bullgare që i hap rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.
Sipas Bushatit, duket se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është afër dhe kjo sipas tij do të ishte një lajm i mirë për rajonin.
“Kjo situatë më kujton vitin 2018 ku anërarët e BE diskutonin intensivisht derisa gjetën një formulë kompromisi në fund. Unë dua të jem me kujdes optimist. Më duket se konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më në fund është afër. Ky do të ishte një lajm i mirë edhe për rajonin tonë”, shkruan Bushati.
Varhelyi në postimin e tij e quan vendim historik për Evropën atë të liderit të opozitës Boyko Borissov i cili ka pranuar të japë votat në Parlament për të pranuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov
për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut.
Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan Varhelyi.