AKTUALITET, 2 Janar 2023, 13:56

Diell dhe temperatura të ngrohta në mes të dimrit, qytetarët bëjnë plazh në Vlorë

Diell dhe temperatura të ngrohta në mes të dimrit, qytetarët

Temperaturat e larta të këtij fillim viti kanë bërë që qytetarë të ndryshëm në Vlorë të nisin plazhin.

Ata nuk i kanë rezistuar motit me diell në këtë dItë të dytë të vitit, duke shijuar detin në mes të dimrit.

Java e parë e janarit ka nisur nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që orët e para të së hënë të sjellin dominim të kthjellimeve dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira edhe në ultësirën perëndimore. Megjithatë nuk pritet të kemi reshje, edhe pse në zonat malore do të kemi shtim të vranësirave.

Për sa u përket temperaturave të ajrit, do të mbeten të larta në fillim të janarit duke bërë që temperaturat minimale të luhaten në vlerat dy deri në tre gradë celcius, ndërsa temperaturat maksimale parashikohet që të arrijnë deri në 17 gradë celcius, vlera dy gradë më të larta nga temperaturat normale.