AKTUALITET, 27 Gusht 2024, 23:07

Lezhë, situata vijon të jetë problematike me zjarret

Lezhë, situata vijon të jetë problematike me zjarret

Prej dy ditësh, situata me zjarret në Lezhë vijon të mbetet problematike.

Gjatë orëve të pasdites së kësaj të marte janë shfaqur vatra zjarri në Malin e Veles dhe në masivin pyjor të Fanit në Mirditë.

Nga të dhënat e deritanishmë në të dy rastet flakët janë përhapur në disa drejtime.

Forcat zjarrëfikëse e kanë të pamundur ndërhyrjen nga toka për shkak të terrenit të thyer malor.