AKTUALITET, 21 Korrik 2022, 14:36

Lëvizte me euro false në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Lëvizte me euro false në makinë, arrestohet shqiptari në

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me një sasi eurosh që dyshohet se janë të falsifikuara.

Arrestimi i tij ndodhi në territorin e Afragola në Napoli, teksa shqiptari udhëtonte me një automjet tip "Fiat Punto".

Pas një hetimi rezultoi se shqiptari kishte precedentë penale.

Media italiane Pupia.tv raportojnë se shqiptari i kishte fshehur eurot në një pjesë të brendshme të mjetit. Bëhet fjalë për 2114 kartëmonedha të falsifikuara me vlerë në total prej 76,350 euro.