TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike Joride Tabaku deklaroi nga foltorja e Kuvendit se koncesioni i aeroportit të Vlorës është i dyshimtë dhe “është i njejtë me atë të inceneratorëve”.
Gjatë një interpelance me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Tabaku, theksoi se koncesioni për ndërtimin e aeroportit është dhënë në një zonë të mbrojtur që prej vitit 2004, në ligatinën e Nartë-Vjosës.
“Historia e aeroportit të Vlorës dhe zonës së mbrojtur që nga viti 2004, e konsideruar si peisazh natyror, nisi 4 vite më parë kur qeveria Rama paraqiti në Kuvend një projektligj për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Në 24 janar ky projektluigj u shndërua në ligj vetëm me votat e maxhorancës, me procedurë të përshpejtuar dhe nuk u bë kurrë transparence arsyeja e një vendimi të tillë.
Vlen të theksohet se ky projekt ligj nuk është shqyrtau nga Komisioni Parlamentar i Bashkimit Evropian që është përgjegjës për përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së.
Në shatter të viti 2018 grupi parlamentar i PD-së i ka dërguar një letër Komisionit Evropian
Pavarësisht se ligji u miratua gara u shty disa herë, ndërkohë që kontraktori u tërhoq. Qeveria e kishte ndarë mendjen që aty në zonën e mbrojtur dhe në Ligatinën e Nartë-Vjosës do të duhet të ndërtohej një aeroport”, tha Tabaku.